Ish-drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Mirlinda Karçanaj, është paraqitur në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, e shoqëruar nga avokatja e saj, raporton Anila Hoxha. Karçanaj po hetohet për AKSHI-n, ndërsa GJKKO ka caktuar ndaj saj masën ‘Detyrim paraqitje’.
SPAK po heton dyshime për shkelje të barazisë në tendera dhe veprimtari të kryera në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal. Top Channel

