Lajme Zone
E rrallë në Parkun Kombëtar të Llogarasë/ Zbulohet një zgavër e re rreth 70 metra e thellë
Të tjeraCNA
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

E rrallë në Parkun Kombëtar të Llogarasë/ Zbulohet një zgavër e re rreth 70 metra e thellë

Një zgavër e re me thellësi rreth 70 metra, pothuajse tërësisht vertikale, është zbuluar gjatë një ekspedite speleologjike në shpellën “Sterra e Kujunxhiut”, pjesë e Parkut Kombëtar të Llogarasë. Sipas eksploruesve, në fund të kësaj hapësire është gjetur një grumbull i madh gurësh, i cili dyshohet se ka bllokuar vazhdimin e mëtejshëm të galerisë së shpellës. Gjithashtu, gjatë ekspeditës është kons

Një zgavër e re me thellësi rreth 70 metra, pothuajse tërësisht vertikale, është zbuluar gjatë një ekspedite speleologjike në shpellën “Sterra e Kujunxhiut”, pjesë e Parkut Kombëtar të Llogarasë.

Sipas eksploruesve, në fund të kësaj hapësire është gjetur një grumbull i madh gurësh, i cili dyshohet se ka bllokuar vazhdimin e mëtejshëm të galerisë së shpellës.

Gjithashtu, gjatë ekspeditës është konstatuar prani e një numri të madh eshtrash të kafshëve të egra, si për shëmbull, të derrit të egër, drerit, ujkut, dhelprës, etj.

Ky zbulim pritet të shërbejë si bazë për ekspedita dhe studime të mëtejshme, si dhe dokumentimin e vlerave natyrore dhe speleologjike të shpellës në Parkun Kombëtar të Llogarasë./CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.