Lajme Zone
E rëndë në Tiranë! Burri vret me thikë bashkëshorten, arratiset
Të tjeraBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 9 burime — Krahaso mbulimin →

E rëndë në Tiranë! Burri vret me thikë bashkëshorten, arratiset

Një ngjarje e rëndë është raportuar pak minuta më parë në Tiranë, në afërsi të SPAK-ut, ku një burrë dyshohet se ka goditur me thikë bashkëshorten e tij. Gruaja është dërguar me urgjencë në spital për të marrë ndihmë mjekësore, ndërsa dyshohet se ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.

Një ngjarje e rëndë është raportuar pak minuta më parë në Tiranë, në afërsi të SPAK-ut, ku një burrë dyshohet se ka goditur me thikë bashkëshorten e tij. Gruaja është dërguar me urgjencë në spital për të marrë ndihmë mjekësore, ndërsa dyshohet se ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra. Pas ngjarjes, autori i dyshuar është larguar dhe aktualisht është në kërkim nga Policia, e cila ka nisur veprimet për lokalizimin dhe arrestimin e tij. Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, ndërsa grupi hetimor po punon për të dokumentuar rrethanat dhe motivet e ngjarjes së rëndë. Pritet që në vijim të ketë edhe një njoftim zyrtar për detaje të mëtejshme. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb