Komisariati i Policisë Nr. 4 në Tiranë ka arrestuar një 31-vjeçar të dyshuar për pedofili në lidhje me ngacmimet seksuale që i ka bërë një fëmije 13-vjeç. Në pranga ka përfunduar Julian Alla i cili në zonë njihet si përdorues i lëndëve narkotike. Ai dyshohet se mbrëmjen e 23 korrikut Alla ka marrë në banesë një të mitur dhe e ka ngacmuar seksualisht për afro dy orë dhe nuk e ka lënë që të dalë nga banesa. Ka qenë i mituri që ka bërë kallëzim pranë Komisariatit në prani të prindërve dhe të psikologes. Julian Alla do përballet me dy akuzat “Ngacmimi seksual” dhe “Heqja e paligjshme e lirisë”.
31-vjeçari ka mohuar akuzat përpara hetuesve të policisë. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

