Një 29-vjeçar dhe një 32-vjeçare janë arrestuar nga policia, pasi dyshohen për abuzim seksual ndaj një 12-vjeçareje, si edhe për vepra penale që lidhen me incestin dhe pornografinë. Sipas burimeve policore, rasti u zbulua pas sinjalizimit të bërë nga autoritetet e shkollës ku mësonte e mitura. Gjatë verifikimeve në celularin e saj u gjetën materiale intime, çka ngriti dyshimet për abuzimin e vazhdueshëm ndaj vajzës.
Policia njoftoi familjarët dhe përfshiu një psikologe në procesin e marrjes së dëshmisë së 12-vjeçares. Nga rrëfimi i saj dyshohet se ajo ishte detyruar të kryente marrëdhënie seksuale me një të afërm të saj, ndërsa dyshohet gjithashtu për përfshirjen e një tjetër familjareje.
Në përfundim të veprimeve të para hetimore u arrestuan K.B., 29 vjeç, i afërm i të miturës, dhe D.S., 32 vjeçe. Ndaj tyre rëndojnë dyshimet për veprat penale “marrëdhënie seksuale me të mitur”, “incest” dhe “pornografi”.
Ndërkohë, 12-vjeçarja po merr asistencë psikologjike, për shkak të gjendjes së rënduar emocionale pas ngjarjes. Hetimet vijojnë për të dokumentuar rrethanat e plota të rastit dhe përgjegjësitë e personave të përfshirë. Kontakto me Politiko në rast se: Mendoni se nuk shkruajmë Shqip Mendoni se kemi bërë shkelje etike Mendoni se kemi bërë CopyPaste Mendoni se kemi bërë FakeNews Doni të postoni nje Lajm

