Lajme Zone
“E kemi jashtëzakonisht të vështirë të dalim, nëna është alergjike”/ Denoncimi nga Bilishti
Të tjeraJOQ Albania

“E kemi jashtëzakonisht të vështirë të dalim, nëna është alergjike”/ Denoncimi nga Bilishti

Një banor i Bilishtit i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar numrin e madh të koshereve të bletëve të vendosura, sipas tij, pranë banesave.

Një banor i Bilishtit i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar numrin e madh të koshereve të bletëve të vendosura, sipas tij, pranë banesave.

Denoncuesi shprehet se situata po e vështirëson jetën e familjes, pasi nëna e tij është alergjike ndaj bletëve dhe, sipas tij, është dërguar disa herë në spital.

“E kemi jashtëzakonisht të vështirë të dalim. Nëna është alergjike. E kemi çuar në spital shumë herë. Kemi shkuar edhe në bashki, por nuk na japin zgjidhje.”

Në videon e dërguar në redaksi shihet një numër i madh koshere të vendosura në një hapësirë pranë banesave.

Banori kërkon ndërhyrjen e institucioneve për të verifikuar nëse vendosja e koshereve në këtë zonë është në përputhje me rregullat dhe nëse mund të gjendet një zgjidhje që garanton sigurinë e banorëve.

JOQ Albania publikon pamjet dhe denoncimin e qytetarit, ndërsa pret një reagim nga Bashkia Devoll dhe strukturat përgjegjëse për këtë situatë. View this post on Instagram A post shared by JOQ News (@joqnews)