Lajme Zone
E rëndë në Shkodër/ Makina përplaset me motomjetin ku ishin dy të rinj, humb jetën 17-vjeçari, plagoset një tjetër
Të tjeraBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

E rëndë në Shkodër/ Makina përplaset me motomjetin ku ishin dy të rinj, humb jetën 17-vjeçari, plagoset një tjetër

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një të riu ka ndodhur pasditen e sotme në rrethinat e Shkodrës.

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një të riu ka ndodhur pasditen e sotme në rrethinat e Shkodrës. Sipas të dhënave paraprake nga policia, ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:20 në fshatin Golem, ku një automjet me drejtues shtetasin A. M., 50 vjeç, dyshohet se është përplasur me një motomjet në të cilin qarkullonin dy persona. Si pasojë e përplasjes së fortë, një 17-vjeçar ka humbur jetën, ndërsa personi tjetër që udhëtonte në motomjet, shtetasi E. N., 28 vjeç, ka mbetur i plagosur dhe është dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Shkodrës ku po merr ndihmën mjekësore. Drejtuesi i automjetit, 50-vjeçari A. M., është shoqëruar menjëherë në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme procedurale. Ndërkohë, grupi hetimor po kryen të gjitha veprimet në vendngjarje për përcaktimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të këtij aksidenti tragjik. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb