Lajme Zone
E rëndë në Shkodër/ I riu qëllon me armë zjarri babë e bir pas një sherri, vdes 24-vjeçari! Në pranga autori (EMRAT+VIDEO)
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

E rëndë në Shkodër/ I riu qëllon me armë zjarri babë e bir pas një sherri, vdes 24-vjeçari! Në pranga autori (EMRAT+VIDEO)

Shkodër- Ylber Luli, 24 vjeç, është i riu që humbi jetën mëngjesin e kësaj të marte rreth orës 05:30 pas një konflikti në lagjen “Kongresi i Përmetit” në Shkodër. Jeta e tij u ndërpre pas një përplasjeje mes tre personave mes tyre babai i tij Qamil Luli 63-vjeç dhe 25-vjeçari Andri Vulaj. LEXO edhe...Punonte si udhërrëfyes turistik, kush është 24-vjeçari që u vra nga bashkëmoshatari në Shkodër (FO

Shkodër- Ylber Luli, 24 vjeç, është i riu që humbi jetën mëngjesin e kësaj të marte rreth orës 05:30 pas një konflikti në lagjen “Kongresi i Përmetit” në Shkodër. Jeta e tij u ndërpre pas një përplasjeje mes tre personave mes tyre babai i tij Qamil Luli 63-vjeç dhe 25-vjeçari Andri Vulaj. LEXO edhe...Punonte si udhërrëfyes turistik, kush është 24-vjeçari që u vra nga bashkëmoshatari në Shkodër (FOTO) Në sherrin mes të treve, motivet e të cilit janë ende të paqarta u përdor një armë zjarri dhe një thikë. Ndërsa konflikti u përshkallëzua, dyshohet se 24-vjeçari me të atin goditën me thikë Vulaj. Ky i fundit në kundërpërgjigje qëlloi me pistoletë, ku plumbi kapi 24-vjeçarin. Pas plagëve të marra Luli humbi jetën në spital ndërkohë, 25-vjeçari u arrestua nga policia. Pistoleta u sekuestrua si provë materiale. Report Tv siguroi foton e viktimës dhe sipas informacioneve 24-vjeçari ka jetuar disa kohë në Skoci dhe pas kthimit në Shqipëri ishte i angazhuar në sektorin e turizmit në qytet dhe punonte si udhërrëfyes turistik. Ylber Luli gjithashtu më herët merrej edhe me sport. Në 2019-ën zuri vendin e dytë në kampionatin ndërkombtar "Albania Open" në sportin e Brazilian Jiu-Jitsu. "Rreth orës 05:30, në lagjen “Kongresi i Përmetit”, Shkodër, dyshohet se, si pasojë e një konflikti për motive të dobëta, shtetasi A. V. ka plagosur me armë zjarri shtetasit Q. L., 63 vjeç, dhe Y. L., 24 vjeç (babë e bir), ndërsa këta të fundit dyshohet se kanë plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin A. V., 25 vjeç. Si pasojë e plagëve të marra, shtetasi Y. L., 24 vjeç, ka ndërruar jetë në spital. Shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje, ku kanë bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin e shtetasit A. V., si dhe gjetjen dhe sekuestrimin e armës së zjarrit, pistoletë, që dyshohet se është përdorur në ngjarje", njoftoi sot policia. Grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, përcaktimin e përgjegjësive dhe dokumentimin e plotë ligjor të saj. ------------------------------- Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë Ora 09:30 Punonte si udhërrëfyes turistik, kush është 24-vjeçari që u vra nga bashkëmoshatari në Shkodër (FOTO) Ylber Luli dhe foto nga vendi i ngjarjesReport Tv ka siguruar foton e 24-vjeçarit që u vra nga një bashkëmoshatar pas një sherri në Shkodër. I riu humbi jetën në spital pas plagëve të marra, ndërkohë autori ra në prangat e policisë.Sipas informacioneve viktima ka jetuar disa kohë në Skoci dhe pas kthimit në Shqipëri ishte i angazhuar në sektorin e turizmit në qytet dhe punonte si udhërrëfyes turistik.Ylber Luli gjithashtu më herët është marrë edhe me sport. Në 2019-ën zuri vendin e dytë në kampionatin ndërkombtar "Albania Open" në sportin e Brazilian Jiu-Jitsu. Share Xh.K/ReportTv.al plagosje me arme zjarri Shkoder Ylber Luli Qamil Luli Andri Vulaj Komento Komente jon: 08/09/2026 09:42 A janë shkodran këta apo shpellarë... Përgjigju Shqiptari ne arrati: 08/09/2026 09:33 Bukur,pa pritur te zbardhte mire dita...

Nuk behemi! Përgjigju Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë? Qeverisë 78.9% Magjistratëve 15% Nuk e di 6.1% Vota total: 1349 Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë?