Shkodër- Një sherr mes tre personave ka çuar deri në përdorimin e thikës dhe pistoletës në qytetin e Shkodrës. Ngjarja u regjistrua rreth orës 05:30, në lagjen “Kongresi i Përmetit”. Andri Vulaj, 25-vjeç qëlloi me armë zjarri Ylber Luli 24-vjeç dhe Qamil Luli 63-vjeç (babë e bir), pas një sherri -motivet e të cilit janë ende të paqarta. LEXO EDHE:Helmimi në Fushë Arrëz, Report Tv siguron raportin e ISHP-së: Erdhi nga uji i pijshëm 24-vjeçari ndërroi jetë në spital pas plagëve të marra. Ndërkohë dyshohet se më parë babë e bir kanë plagosur me thikë 25 vjeçarin. Pas ngjarjes policia arrestoi të riun, ndërsa sekuestroi pistoletën. "Rreth orës 05:30, në lagjen “Kongresi i Përmetit”, Shkodër, dyshohet se, si pasojë e një konflikti për motive të dobëta, shtetasi A. V. ka plagosur me armë zjarri shtetasit Q. L., 63 vjeç, dhe Y. L., 24 vjeç (babë e bir), ndërsa këta të fundit dyshohet se kanë plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin A. V., 25 vjeç. Si pasojë e plagëve të marra, shtetasi Y. L., 24 vjeç, ka ndërruar jetë në spital. Shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje, ku kanë bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin e shtetasit A. V., si dhe gjetjen dhe sekuestrimin e armës së zjarrit, pistoletë, që dyshohet se është përdorur në ngjarje", njoftoi sot policia. Grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, përcaktimin e përgjegjësive dhe dokumentimin e plotë ligjor të saj. ------------------------------- Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë Xh.K/E.H/Shqiptarja.com TAG: Andri Vulaj Qamil Luli Ylber Luli Shkoder plagosje me arme zjarri Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:
7 Shtator, 07:56
Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë? Qeverisë 78.9% Magjistratëve 15% Nuk e di 6.1% Vota total: 1304 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 7 Shtator, 07:56 Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë?
