Një konflikt për motive të dobëta ka përfunduar me një viktimë dhe dy persona të plagosur mëngjesin e sotëm në Shkodër.
Ngjarja ndodhi rreth orës 05:30, në lagjen “Kongresi i Përmetit”, ku dyshohet se një 25-vjeçar ka qëlluar me armë zjarri ndaj babë e bir, 63 vjeç, dhe 24 vjeç.
Në përleshje, babë e bir dyshohet se kanë plagosur me thikë 25-vjeçarin. Të tre personat mbetën të plagosur, ndërsa 24-vjeçari nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë në spital. Your browser does not support the video tag. Your browser does not support the video tag. Menjëherë pas ngjarjes, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje, ku kanë bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin e 25-vjeçarit Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë, e cila dyshohet se është përdorur gjatë konfliktit.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, përcaktimin e përgjegjësive të personave të përfshirë dhe dokumentimin ligjor të saj./abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *Fokus*KryesoreAktualitet Shkodër

