Shkodër- Një konflikt i nisur për motive ende te paqarta, mes dy të rinjve, gjatë orëve të mbrëmjes është shndërruar në tragjedi në orët e para të mëngjesit. 24-vjeçar Ylber Luli ka humbur jetën, ndërsa babai i tij dhe autori i dyshuar i krimit mbeten të plagosur. Ngjarja e rëndë u shënua rreth orës 05:30 të së martës në lagjen “Kongresi i Përmetit”, në qytetin e Shkodrës, pikërisht në banesën e viktimës. Forcat e policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje ku nisen hetimet për të zbardhur rrethanat e motivet e krimit. LEXO EDHE:Punonte si udhërrëfyes turistik, kush është 24-vjeçari që u vra nga bashkëmoshatari në Shkodër (FOTO) Burime nga policia thanë për Report TV se viktima, Ylber Luli, dhe autori i dyshuar, 25-vjeçari Andri Vulaj, ishin konfliktuar fillimisht në një lokal, në rrugen e Gjuhadolit. Pas sherrit verbal, i riu Ylber Luli është parë duke qëndruar deri në orët e vona jashtë banesës së tij, brenda makinës, me një person tjetër. Eshte futur në shtëpi rreth orës 02:00 pas mesnate. Tri orë më vonë, ne shtëpinë e tij ka shkuar, 25-vjeçari Vulaj me qëllim për t'u sqaruar por me pistoletë në brez. Gjatë debatit, janë përleshur fizikisht, ku ka ndërhyrë dhe babai i viktimës, Qamil Luli, 63 vjeç. Andri Vulaj u plagos me thikë, e me pas në konflikt e sipër ka nxjerrë pistoletën duke qëlluar në drejtim të tyre. Si pasojë, eshte plagosur 63-vjecari Qamil Luli dhe djali i tij Ylberi, i cili fatkeqësisht humbi jeten në spital. Efektivët e policisë arrestuan 25-vjecarin dhe sekuestruan armën e krimit. Viktima para disa vitesh ishte marre me sportin e Taekwondos më pas kishte emigruar në Skoci. Së fundmi ishte kthyer dhe punonte si udhërrëfyes turistik në Shkodër. "Rreth orës 05:30, në lagjen “Kongresi i Përmetit”, Shkodër, dyshohet se, si pasojë e një konflikti për motive të dobëta, shtetasi A. V. ka plagosur me armë zjarri shtetasit Q. L., 63 vjeç, dhe Y. L., 24 vjeç (babë e bir), ndërsa këta të fundit dyshohet se kanë plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin A. V., 25 vjeç. Si pasojë e plagëve të marra, shtetasi Y. L., 24 vjeç, ka ndërruar jetë në spital. Shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje, ku kanë bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin e shtetasit A. V., si dhe gjetjen dhe sekuestrimin e armës së zjarrit, pistoletë, që dyshohet se është përdorur në ngjarje", njoftoi sot policia. Grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, përcaktimin e përgjegjësive dhe dokumentimin e plotë ligjor të saj. ------------------------------- Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë Rendit zhvillimet sipas orarit: Të Fundit Të Parat Ora 09:30 Punonte si udhërrëfyes turistik, kush është 24-vjeçari që u vra nga bashkëmoshatari në Shkodër (FOTO) Ylber Luli dhe foto nga vendi i ngjarjesReport Tv ka siguruar foton e 24-vjeçarit që u vra nga një bashkëmoshatar pas një sherri në Shkodër. I riu humbi jetën në spital pas plagëve të marra, ndërkohë autori ra në prangat e policisë.Sipas informacioneve viktima ka jetuar disa kohë në Skoci dhe pas kthimit në Shqipëri ishte i angazhuar në sektorin e turizmit në qytet dhe punonte si udhërrëfyes turistik.Ylber Luli gjithashtu më herët është marrë edhe me sport. Në 2019-ën zuri vendin e dytë në kampionatin ndërkombtar "Albania Open" në sportin e Brazilian Jiu-Jitsu. Xh.K/Shqiptarja.com Share Xh.K/SI.E./Shqiptarja.com TAG: Andri Vulaj Qamil Luli Ylber Luli Shkoder plagosje me arme zjarri Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 2.0 / 5 (3 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Ta marrsha: 08/09/2026 12:56 Ska ma shkodran ta marrsha, shkodra ka vec dukagjinas, pukjane, rrethina lezhe, malazez dhe filipinez e indian etj..
Shkodrane se di nqs kane mbet 10 familje!
Jane te gjithe australi, gjermani, itali, amerike, zvicer, tirane e kudo..
Vec me shkoder ska ma!
Imagjino gjithe gjuhadoli dhe pedonalja qe ka ken shkoder puro
Dhe ish pronare, tashi e kane ble drogaxhi e ashashxhi me shpia bari e parcela malsia madhe e dukagjin e puke!!! Përgjigju birçe: 08/09/2026 12:45 Vazhdojnë vrasjet ....me ken shkodran tani i ban....vëndi i "kulturës dhe i hakmarrjes që akoma vazhdon me shtrembërimet e kanunit t Lel Dukadhinit se kanuni është shum i saktë... Përgjigju Alb: 08/09/2026 10:17 Edhe demokraci edhe siguri ska.
Iku koha e PPSH Përgjigju jon: 08/09/2026 09:42 A janë shkodran këta apo shpellarë... Përgjigju Tim k...: 08/09/2026 12:23 Tim k... vrasesi nje moment perpara se te behej vrases ka ken viktim e disa thikave, .qytetari nuk qihet vemdi ki jerrit por familja ku je edukuar.Ju qe jeni rrit ne qender te qytetit dhe shume afer shkollave universiteteve teatrave kinemave ishte dasht me i frekuentu e jo me e qujt vedin qytetar apo shpellar. Tim: 08/09/2026 11:36 Sipas mbiemrit vrasësi është shpellarë! Se shpellarët janë mësuar me gjuhen kavshëve të pyllit, janë zdrypur në Qytet dhe duhet të sidhen si kafshë. Në Shkodër 90% e vrasjeve janë shpellarët. Shqiptari ne arrati: 08/09/2026 09:33 Bukur,pa pritur te zbardhte mire dita...
Nuk behemi! Përgjigju Sondazhi i ditës:
7 Shtator, 07:56
Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë? Qeverisë 77.8% Magjistratëve 16.1% Nuk e di 6% Vota total: 1686 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 7 Shtator, 07:56 Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë?
