Një 43-vjeçar u arretstua në flagrancë pasi u konfliktua dhe goditi me sende të forta administratorin e një subjekti që jep biçikleta me qira për lëvizje brenda parkut në Sarandë.
Procedohen penalisht 3 shtetas të përfshirë në konflikt, mes tyre dhe administratori i subjektit.
Nga veprimet e para hetimore rezultoi se, në vendin e quajtur "Parkimi i Syrit të Kaltër", gjatë një konflikti për pagesën e dëmit të shkaktuar nga humbja e çelësit të një biçiklete, shtetasi A. H., 43 vjeç, ka goditur me sende të forta shtetasin A. L., 27 vjeç, administrator i subjektit, i cili ka pësuar dëmtime (fraktura) dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Nga hetimet dyshohet se në konflikt janë përfshirë edhe shtetasit A. H., 45 vjeç, S. Ç., 20 vjeç.
Në përfundim të veprimeve të para hetimore, shtetasi A. H., 43 vjeç, banues në Kamëz, u arrestua në flagrancë për veprat penale "Plagosja e rëndë me dashje" dhe "Prishja e qetësisë publike".
Ndërsa shtetasit A. H., 45 vjeç, banues në Kamëz (vëllai i të arrestuarit), S. Ç., 20 vjeç, banues në Dërmish, Finiq, dhe A. L., 27 vjeç, banues në Stjar, Delvinë, administrator i subjektit, u proceduan në gjendje të lirë për veprat penale "Plagosja e lehtë me dashje" dhe "Prishja e qetësisë publike"./CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

