Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Zhitom të Poliçanit, ku një 31-vjeçar ka humbur jetën gjatë punimeve për hapjen e një pusi uji. Sipas policisë, shtetasi E. Gj., 39 vjeç, banues në Berat, ishte duke punuar me një mjet fadromë në tokën e shtetasit B. K., 31 vjeç, kur gjatë punimeve është shkëputur papritur një masiv dheu. Dheu ka zënë poshtë 31-vjeçarin, i cili, si pasojë e plagëve të marra, ka humbur jetën. Në lidhje me ngjarjen, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Poliçan kanë referuar materialet në Prokurori ndaj 39-vjeçarit E. Gj., për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”. Grupi hetimor po vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndërsa materialet procedurale i janë përcjellë Prokurorisë së Beratit për veprime të mëtejshme. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: e ze dheu Polican vdes

