Lajme Zone
E rëndë në Patos, humb jetën një elektriçist
KulturëEuronews Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

E rëndë në Patos, humb jetën një elektriçist

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të premte në Marglliç të Patosit, ku një 46-vjeçar ka humbur jetën.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të premte në Marglliç të Patosit, ku një 46-vjeçar ka humbur jetën. Bëhet me dije se 46-vjeçari E. D., nga Elbasani, me profesion elektriçist në një firmë private që operonte në Patos, dyshohet se ka rënë në kontakt me energjinë elektrike, teksa ishte duke punuar në një shtyllë elektrike. Rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta, ndërsa nuk dihet nëse 46-vjeçari ka pësuar arrest kardiak apo ka humbur jetën si pasojë e kontaktit me energjinë elektrike. Policia po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes, ndërsa ka shoqëruar katër persona për të dhënë dëshmi lidhur me vdekjen e 46-vjeçarit. Njoftimi i policisë “Rreth orës 18:00, në fshatin Margëlliç, Patos, është gjetur pa shenja jete, pranë një shtylle elektrike të rrëzuar, shtetasi E. D., 46 vjeç, banues në Elbasan, elektricist. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.