Një person ka humbur jetën ditën e sotme në plazhin e Orikumit. Sipas raportimeve, një 75-vjeçar ka humbur jetën dyshohet pasi pësoi infarkt.
Viktima ende nuk është identifikuar ndërsa bëhet me dije se sapo ka hyrë në det është ndjerë keq dhe kur ka dalë në breg ka humbur ndjenjat.
75-vjeçari nuk ka mundur të mbijetojë pavarësisht se ndërhyrjes së shpejtë të personelit mjekësor të Orikumit. Pritet një njoftim zyrtar nga autoritetet për rrethanat e plota të ngjarjes. /CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

