Lajme Zone
E rëndë në Lushnje/ I riu vret nënën dhe plagos rëndë babain, arratiset pas krimit
Të tjeraPolitiko

E rëndë në Lushnje/ I riu vret nënën dhe plagos rëndë babain, arratiset pas krimit

Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e sotme fshatin Krutje të Lushnjës, ku një i ri dyshohet se ka sulmuar me armë prindërit e tij. Si pasojë e ngjarjes, nëna e të riut ka humbur jetën, ndërsa babai i tij ka mbetur i plagosur rëndë. Sipas të dhënave paraprake, i riu kishte probleme të shëndetit mendor. Pas krimit, ai është larguar nga vendngjarja dhe aktualisht ndodhet në arrati. Policia ka

Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e sotme fshatin Krutje të Lushnjës, ku një i ri dyshohet se ka sulmuar me armë prindërit e tij. Si pasojë e ngjarjes, nëna e të riut ka humbur jetën, ndërsa babai i tij ka mbetur i plagosur rëndë. Sipas të dhënave paraprake, i riu kishte probleme të shëndetit mendor.

Pas krimit, ai është larguar nga vendngjarja dhe aktualisht ndodhet në arrati. Policia ka nisur kërkimet për lokalizimin dhe kapjen e tij, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Hetimet vijojnë për të përcaktuar dinamikën e sulmit dhe motivet që çuan në këtë ngjarje të rëndë familjare. Kontakto me Politiko në rast se: Mendoni se nuk shkruajmë Shqip Mendoni se kemi bërë shkelje etike Mendoni se kemi bërë CopyPaste Mendoni se kemi bërë FakeNews Doni të postoni nje Lajm