Lajme Zone
E rëndë në Korçë, njerku plagos në kokë me thikë 18-vjeçarin
BotëTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 7 burime — Krahaso mbulimin →

E rëndë në Korçë, njerku plagos në kokë me thikë 18-vjeçarin

Një plagosje ka ndodhur në Korçë ku një 18 vjeçar ka marrë dëmtime në kokë.

Një plagosje ka ndodhur në Korçë ku një 18 vjeçar ka marrë dëmtime në kokë. Mësohet se i riu është paraqitur në urgjencën e spitalit ndërsa po merr ndihmën mjekësore dhe ndodhet në reanimacion.

Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se 18 vjeçari është konfliktuar me njerkun e tij, i cili e ka plagosur me thikë të riun. Forcat e komisariatit të policisë kanë bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e 37 vjeçarit Niko Baka.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarje.

Njoftimi:

Plagosi me mjet prerës djalin e bashkëjetueses, falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Policisë lokalizohet dhe vihet në pranga 37-vjeçari.

Rreth orës 21:55, në spital është paraqitur i dëmtuar në kokë, dyshohet me mjet prerës, shtetasi A. S., rreth 18 vjeç, i cili, sipas të dhënave paraprake, është dëmtuar gjatë një konflikti për motive të dobëta me njerkun e tij, shtetasin N. B., 37 vjeç.

Pas ngjarjes, 37-vjeçari është larguar nga vendi i konfliktit.

Falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Policisë, u bë i mundur lokalizimi, kapja dhe shoqërimi në Komisariat, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale, i autorit të dyshuar të ngjarjes.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit. Top Channel