Lajme Zone
E rëndë në Korçë, njerku godet me thikë në kokë 18-vjeçarin
SportJOQ Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 7 burime — Krahaso mbulimin →

E rëndë në Korçë, njerku godet me thikë në kokë 18-vjeçarin

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në Korçë, ku një 18-vjeçar ka mbetur i plagosur pas një konflikti të ndodhur në familje.

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në Korçë, ku një 18-vjeçar ka mbetur i plagosur pas një konflikti të ndodhur në familje.

Sipas informacioneve paraprake, i riu është goditur me thikë në pjesën e kokës dhe është transportuar menjëherë në spital, ku po merr ndihmë mjekësore. Fatmirësisht, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Nga hetimet e para rezulton se autori i dyshuar është njerku i tij, Niko Baka, 37 vjeç, i cili dyshohet se e ka goditur 18-vjeçarin me mjet prerës gjatë një konflikti mes tyre.

Pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë menjëherë, duke bërë të mundur arrestimin e 37-vjeçarit.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet që çuan në konfliktin e rëndë.