Lajme Zone
E rëndë në Korçë, 66-vjeçari i jep fund jetës
Të tjeraCNA
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

E rëndë në Korçë, 66-vjeçari i jep fund jetës

Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...

Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet tip "Benz" është përfshirë nga flakët.

Shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ku kanë konstatuar se brenda automjetit, në sediljen e parë të pasagjerit, ndodhej pa shenja jete shtetasi I. Ç., rreth 66 vjeç.

Nga veprimet dhe informacionet paraprake dyshohet se shtetasi mund të jetë vetëdjegur brenda automjetit.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të ngjarjes./ CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.