Lajme Zone
E rëndë në Fushë-Krujë, humb jetën 16-vjeçari në ashensorin e restorantit, arrestohen kamerieri dhe pronari
Të tjeraABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 7 burime — Krahaso mbulimin →

E rëndë në Fushë-Krujë, humb jetën 16-vjeçari në ashensorin e restorantit, arrestohen kamerieri dhe pronari

Një 16-vjeçar ka humbur jetën në rrethana tragjike në një restorant në fshatin Arrameras, në Fushë-Krujë. Në lidhje me ngjarjen, policia ka arrestuar në flagrancë kamerierin 26-vjeçar dhe pronarin 62-vjeçar të lokalit.

Sipas njoftimit të Policisë, ngjarja dyshohet se ka ndodhur më 11 tetor 2026. I riu 16-vjeçar, i cili punonte si kamerier në restorant, ndodhej brenda ashensorit kur 26-vjeçari E. S., gjithashtu kamerier në lokal, dyshohet se e ka shtyrë me duar.

Si pasojë e shkëputjes së ashensorit, 16-vjeçari ka humbur jetën. Në vijim të veprimeve hetimore, specialistët e Komisariatit të Policisë Krujë arrestuan 26 vjeçarin Endri Stafuka, për veprën penale “Vrasja nga pakujdesia”.

Në pranga është vënë edhe pronari i restorantit, 62 vjeçari Afrim Vathi, i cili akuzohet për veprat penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme, ndërsa hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes tragjike. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet fushe krujekrujepolicia