Një ngjarje e rëndë është regjistruar në qytetin e Fierit, ku është vrarë me armë zjarri Selami Hasani. Sipas informacioneve paraprake, viktima dyshohet se kishte vrarë më herët një familjar të Arben Isufajt, i njohur si Ben Qimja. Rrethanat në të cilat ka ndodhur vrasja mbeten ende të paqarta. Nuk ka informacion të konfirmuar mbi autorët apo motivet e krimit, ndërsa priten detaje të tjera nga policia për ngjarjen. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

