Një konflikt në familje ka përfunduar me dy të plagosur pasditen e sotme në Durrës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:00, në lagjen 14, ku një 43-vjeçar, me inicialet Xh. L., dyshohet se pas një konflikti me bashkëshorten e tij, 38-vjeçaren A. L., e ka goditur atë në kokë me një mjet prerës, thikë. Gjatë përplasjes mes çiftit është dëmtuar edhe 43-vjeçari. Të dy bashkëshortët janë transportuar në spital, ku kanë marrë ndihmën mjekësore. Sipas policisë, ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen e plotë të dinamikës së konfliktit dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

