Lajme Zone
E rëndë në Durrës/ 37-vjeçari dhunon me sende të forta prindërit, babai në gjendje të rëndë, dërgohet te Trauma
SportBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 7 burime — Krahaso mbulimin →

E rëndë në Durrës/ 37-vjeçari dhunon me sende të forta prindërit, babai në gjendje të rëndë, dërgohet te Trauma

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Rrushkull, në Manëz të Durrësit, ku një 37-vjeçar ka goditur me sende të forta prindërit e tij, përballë banesës ku jetojnë.

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Rrushkull, në Manëz të Durrësit, ku një 37-vjeçar ka goditur me sende të forta prindërit e tij, përballë banesës ku jetojnë. Sipas informacionit paraprak të policisë, i riu, i identifikuar me inicialet E. K. dhe me probleme të shëndetit mendor, ka dhunuar babanë e tij 72-vjeçar, S. K., dhe nënën 69-vjeçare, F. K. Si pasojë e goditjeve, të dy prindërit kanë marrë dëmtime dhe janë transportuar për ndihmë mjekësore. Nëna ndodhet në Spitalin Rajonal të Durrësit, në gjendje të stabilizuar, ndërsa babai, i cili ka pësuar dëmtime në kokë, është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe është nisur drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për trajtim më të specializuar. Ndërkohë, 37-vjeçari është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për të sqaruar rrethanat dhe motivet e ngjarjes. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb