Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të hënë, pasi një 82-vjeçare, me inicialet A.K., është gjetur e mbytur në rezervuarin e Bilishtit, në Devoll. Sipas të dhënave paraprake, familjarët nuk kishin denoncuar zhdukjen e saj. Ndërkohë, trupi i të moshuarës pritet të dërgohet në morg, ku do t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e vdekjes. Policia po kryen veprimet përkatëse për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
