Lajme Zone
E rëndë në Athinë/ Burri qëllon për vdekje 45-vjeçaren dhe më pas vetëv*tet, dyshohet se janë shqiptarë
PolitikëPolitiko
Ky artikull është pjesë e një historie me 9 burime — Krahaso mbulimin →

E rëndë në Athinë/ Burri qëllon për vdekje 45-vjeçaren dhe më pas vetëv*tet, dyshohet se janë shqiptarë

Një ngjarje e rëndë ka tronditur lagjen Nea Zmirni në Athinë, ku një grua 45-vjeçare dhe një burrë kanë humbur jetën në rrethana që dyshohet se lidhen me një konflikt për motive xhelozie. Sipas burimeve të Top Channel, dy viktimat dyshohet se janë me origjinë shqiptare. Gruaja 45-vjeçare rezulton me dokument identifikimi grek, ndërsa sipas të dhënave paraprake ka lindur në Shqipëri. Ngjarja ndodhi

Një ngjarje e rëndë ka tronditur lagjen Nea Zmirni në Athinë, ku një grua 45-vjeçare dhe një burrë kanë humbur jetën në rrethana që dyshohet se lidhen me një konflikt për motive xhelozie. Sipas burimeve të Top Channel, dy viktimat dyshohet se janë me origjinë shqiptare. Gruaja 45-vjeçare rezulton me dokument identifikimi grek, ndërsa sipas të dhënave paraprake ka lindur në Shqipëri.

Ngjarja ndodhi në hyrje të një pallati, ku çifti dyshohet se u përfshi fillimisht në një debat. Situata ka përshkallëzuar kur burri ka nxjerrë një armë zjarri dhe ka qëlluar disa herë ndaj 45-vjeçares, e cila ka gjetur vdekjen në vend.

Pak çaste më vonë, i njëjti person dyshohet se ka përdorur armën për t'i dhënë fund jetës, duke qëlluar veten në kokë. Arma është gjetur poshtë trupit të gruas.

Nga këqyrja paraprake e trupave, mjeku ligjor dyshohet se ka konstatuar se gruaja ishte viktimë e një vrasjeje, ndërsa burri kishte kryer vetëvrasje.

Hetuesit kanë në dispozicion edhe pamjet e kamerave të sigurisë së pallatit, të cilat kanë regjistruar momentet e ngjarjes. Kjo ka ndihmuar policinë në rindërtimin e dinamikës dhe në identifikimin e autorit të të shtënave.

Sipas informacioneve paraprake, viktima jetonte në zonë, ku banonte edhe vajza e saj. Deri tani nuk është konfirmuar se 45-vjeçarja dhe burri ishin të martuar. Dyshohet se mes tyre kishte një marrëdhënie intime, e cila mund të ketë përfunduar në një konflikt fatal. Kontakto me Politiko në rast se: Mendoni se nuk shkruajmë Shqip Mendoni se kemi bërë shkelje etike Mendoni se kemi bërë CopyPaste Mendoni se kemi bërë FakeNews Doni të postoni nje Lajm