Lajme Zone
E premtja me mot të kthjellët dhe reshje të lehta, ndërpriten pasdite
Të tjeraReport TV

E premtja me mot të kthjellët dhe reshje të lehta, ndërpriten pasdite

Vranësirat pritet të shoqërohen me reshje shiu me intensitet kryesisht të ulët, pas orëve të pasdites ndërprerje e reshjeve. Në majat e maleve në verilindje-juglindje reshje bore me intensitet kryesisht të ulët.

Për ditën e premte vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike. Moti parashikohet me kthjellime përgjatë ultësirës perëndimore si dhe vranësira të pakta hera – herës deri mesatare përgjatë relieveve malore në lindje e juglindje kryesisht në orët e mesditës e pasdite. Vranësirat pritet të shoqërohen me reshje shiu me intensitet kryesisht të ulët, pas orëve të pasdites ndërprerje e reshjeve. LEXO edhe...Sot mot i kthjellët dhe i qëndrueshëm, temperaturat arrijnë deri në 25 gradë Celsius (VIDEO) Në majat e maleve në verilindje-juglindje reshje bore me intensitet kryesisht të ulët. Era me drejtim veri - verilindje shpejtësi 8m/s, përgjatë vijës bregdetare e zonave luginore era fiton shpejtësi deri 18m/s. Valëzimi në dete do të jetë i forcës 2-4ballë. P.J/ReportTv.al moti Komento Komente Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend? Po 18% Jo 78.6% Disi 3.5% Vota total: 1619 Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend?