Enis Rexhepi, sulmuesi shqiptar pjesë e ekipeve zinxhir të kombëtares, mund të zgjedhë për të përfaqësuar Kosovën. 18-vjeçari pjesë e akademisë së Sttutgart, ku vijon të bëjë performanca që lënë gjurmë, sipas ‘Albanian Scout’, po mendon seriozisht të bashkohet me ‘dardanët’. Thuhet se agjenti i tij është duke diskutuar me drejtuesit e federatës për të bërë kalimin. LEXO edhe...UEFA Nations League/ San Marino – Shqipëri, dalin në shitje biletat për tifozët shqiptarë Këtë sezon Rexhepi ka realizuar plot 12 gola me ekipin U-19 të Sttutgart-it, ndërsa deri më tani ka qenë pjesë e ekipit U-17 dhe U-19 të kombëtares së Shqipërisë. Me U-17 ai ka zhvilluar 7 ndeshje, ndërsa me U-19 ka bërë 3 duke arritur të realizojë edhe 1 gol. Nëse ky kalim rezultaton i vërtetë do të ishte një rast i paprecendentë pasi deri më tani kemi parë vetëm futbollistë nga Kosova të cilët kanë kaluar të Shqipëria. Qoftë edhe tek moshat. Rexhepi, sipas pak të dhënave që rezultojnë, ka lindur në Gjermani dhe përveç pasaportës gjermane ka edhe atë shqiptare. Ne.k./ReportTv.al enis rexhepi kombetarja shqiptare kosova Stuttgart Komento Komente Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë? Qeverisë 77.6% Magjistratëve 16.4% Nuk e di 6% Vota total: 4909 Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë?

