Profesor Doktor Aleksandër Biberaj ka deklaruar se nuk ka mision më fisnik se të shkrihet parlamenti.
Sipas profesorit, kryeministri Edi Rama është mashtruesi më i madh në planet për çështje dialogu.
Ai theksoi se e njihte Ramën që në vitin 1985 kur kishte pedagog dhe nuk pranon asnjë mendim ndryshe.
Biberaj ka treguar edhe një episod në një takim të Ramës me drejtues të Universitetit Politeknik në vitin 2018 ku tregon se pasi i mblodhi drejtuesit Rama i shau, i ofendoi, i fyeu dhe më pas doli nga salla. “Nuk ka më mision fisnik se të shkrihet ky parlament. Ai është mashtruesi më i madh në planet për çështje dialogu, e njoh që në 1985 kur ka qenë pedagog. Nuk pranon asnjë mendim ndryshe.
Në do të rrimë në rrugë derisa të realizohet kauza e studentëve. Nuk e përjashtoj dialogun. Në 2018 erdhi në Universitetin Politeknik, mblodhi drejtuesit, i shau, i ka ofenduar e fyer dhe doli nga salla. Ai ka nivel ordiner logjik”, tha profesori Aleksandër Biberaj./ CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

