Lajme Zone
E moshuara fle në mes të bulevardit në Peshkopi, çfarë bën Spahiu?
Të tjeraJOQ Albania

E moshuara fle në mes të bulevardit në Peshkopi, çfarë bën Spahiu?

Një qytetar ka denoncuar një situatë shqetësuese në bulevardin e Peshkopisë, Dibër, ku një grua e moshuar është parë duke fjetur në mes të rrugës. Gjendja në të cilën ndodhet e moshuara dhe kushtet e saj të jetesës janë të mjerueshme. Qytetari u bën apel institucioneve përkatëse, bashkisë Dibër me kryetar Rahim Spahiun që të ndërhyjnë dhe të marrin masa për të ndihmuar të moshuarën.

Denoncim:

Përshëndetje JOQ! Në bulevardin e Peshkopisë, Dibër, pashë këtë grua të moshuar që po flinte në mes të rrugës. Gjendja në të cilën ndodhet dhe kushtet e mjerueshme në të cilat jeton janë mjaft të kuptueshme dhe nuk ka nevojë për asnjë fjalë më tepër. Prandaj, do të doja që institucionet përkatëse të merrnin ndonjë masë, sepse bëhet fjalë për një situatë që nuk mund të neglizhohet. Vlen për t’u theksuar fakti që bëhet fjalë për një person të moshuar.