Populli që ngriti në piedestal presidentin Donald Trump, i njëjti popull, në votimet e mesmandatit, e rrëzoi duke sjellë të ashtuquajturin “cunami blu” në favor të demokratëve amerikanë, duke rikonfirmuar se me të gjitha joshjet, premtimet, iluzionet, shkëlqimin, Demokracia është një organizëm i gjallë, aktiv, mbresëlënës. Atje ku lindi, në Athinën e lashtë, atje edhe u kritikua duke ja nxjerrë në pah defektet. Jo sot, por mbi 2000 vite më parë Aristoteli dhe Platoni, ndërsa përpunonin dhe vlerësonin forma të tjera të udhëheqjes, si Aristokracia etj, e konsideronin Demokracinë si “qeverisjen e injorancës”. Sipas tyre pushteti duhet të jetë në dorë të kujt është i mbrujtur me dituri dhe kompetencë (qeverisja e filozofëve për shembull) dhe jo e masës. Demokracia iu beson vendimet të gjithëve pa dallim, pa dashur një përgatitje të veçantë apo kompetenca për të mirën e përbashkët. Platoni në Republikën e tij shkruan se “në Demokraci fiton jo kush ka të drejtë apo është i mençur, por kush di të flasë bukur”. “Politikanët – thonte ai, - ose demagogët, e bindin popullin me mashtrime, emocione dhe lëvdata për të marrë vota duke ndjekur më pas interesa personale dhe jo Drejtësinë”. Nuk e kishte aspak gabim. LEXO edhe...Donald Trump dhe lufta me Iranin, çfarë mund të bëjë pa shumicën në Kongres? Si të shihte se ç’po ndodh sot në Botë, Platoni mendonte se në Demokraci ka një tepërim të lirisë deri në anarki. Ai e përshkruan atë si një regjim kaotik ku liria shpesh ngatërrohet me të drejtën për të mos respektuar rregullat. “Secili vepron me kokën e tij”, ankohej ai, dhe kjo e çon shoqërinë në humbjen e autoritetit moral dhe hierarkik (prindër-fëmijë, mësues-nxënës, qeveritarë-qytetarë). Janë të tijat parashikimet te Republika se “Demokracia mund të degjenerojë në tirani”; Timokraci-oligarki-demokraci-tirani… I konsideronte si evolucione të natyrës njerëzore dhe se ekzagjerimi i anarkisë dhe i protestave në demokraci bën që të lindë në popull nevoja e dëshpëruar për rregulla dhe disiplinë, duke ja lehtësuar rrugën për në pushtet një tirani që prezantohet si “shpëtimtari” i popullit. E megjithatë, mbi 2000 vite pas Platonit, njerëzimi nuk diti të shpikte diçka më të mirë: Mbretër e aristokratë treguan se ditën të mblidhnin vetëm për vetë toka, dije, luks e pasuri. Feudalët gjithashtu. Komunizmin e provoi gjysma Lindore e Europës dhe ne të përfshirë në të, për fat të mirë e të keq, provuam në kurriz se sa e gënjështërt ishte “diktatura e proletariatit”, që u përkthye si diktaturë për proletariatin e privilegj për udhëheqjen komuniste. Prandaj, siç po e tregon që pas Luftës së Dytë Botërore, Demokracia, e adhuruar nga Churchill dhe Roosvelt, mbetet e vetmja formë më e mirë organizimi e shtetformimi, pasi përpiqet të respektojë liritë themelore, ato më të rëndësishmet që e bëjnë të ndjehet Njeriun, Njeri. a.m./ReportTv.al donald trump DEMOKRACIA platoni aristoteli Komento Komente Sondazhi i ditës: Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap? Ramën 54.8% Veliajn 24.4% Asnjërin 20.8% Vota total: 438 Sondazhi i ditës: Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap?

