Një kërcënim me bombë ka alarmuar mëngjesin e kësaj të enjteje disa institucione në qytete të ndryshme të vendit (përfshirë Bashkia Durrës, Gjykata e Durrësit, Gjykata e Elbasanit, Gjykata e Lezhës, Gjykata e Fierit, Gjykata e Vlorës, Bashkia, Prokuroria dhe spitali i Vlorës) “Përshëndetje. Ky është shteti Islamik. Me vullnetin e Allahut, kemi vendosur një bombë në ndërtesën tuaj. Ajo do të shpërthejë pas dy orësh. Pas kësaj, ju të pa fe do të coptoheni. Allahu Akber”, shkruhej në e-mail. LEXO edhe...Hita këshillon 387 efektivët e rinj të Policisë së Shtetit: Mos u tni nga krimi, mbajeni me dinjitet uniformën e Policisë! Pas këtij njoftimi Policia e Shtetit ndërmori disa akisone duke kontrolluar në të gjitha institucionet që u kishte ardhur ky mesazh. Edhe në ambienetet e SPAK policia kreu kontrolle me qen antieksplozivë, por nuk konstatuan asgjë që mund të cenonte sigurinë e institucioneve dhe punonjësve të tyre. Edhe pse alarmi rezultoi i rremë, një hetim ka nisur për të zbuluar autorin. Adresa elektronike që ka dërguar e-mailin, i përket një domeini akademik-universitar nga Argjentina. Njoftimi i policisë Mëngjesin e sotëm, në adresat elektronike të disa institucioneve në disa qytete të vendit, është dërguar një e-mail nga një adresë ende e paidentifikuar, me përmbajtje kërcënuese dhe terroriste, në të cilin pretendohet se në këto institucione është vendosur një bombë. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni, strukturat e Policisë së Shtetit po kryejnë të gjitha verifikimet e nevojshme në institucionet e përfshira në këtë kërcënim. Nga kontrollet e kryera deri tani, nuk ka rezultuar të jetë vendosur bombë apo ndonjë lloj tjetër eksplozivi. Ndërkohë, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në bashkëpunim me Drejtorinë e Antiterrorit dhe agjenci të tjera ligjzbatuese, vijojnë punën intensive për identifikimin e autorit dhe të adresës elektronike nga e cila janë dërguar këto kërcënime. Policia e Shtetit siguron qytetarët se nuk ka vend për panik dhe se strukturat e saj janë të angazhuara maksimalisht për garantimin e rendit dhe sigurisë publike, si dhe për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive. Lajm në përditësim… Foto: Adresa e e-mailt nga erdhi mesazhi Foto: Mesazhi që iu dërgua institucioneve Ora 17:19 E-mail-et kërcënuese për bombë, gjurmët e hetimit çojnë në Argjentinë dhe Brazil! Autoritetet shqiptare pritet t'u drejtohen me letërporosi Argjentina dhe Brazili rezultojnë të jenë vendet nga ku janë nisur email-et kërcënuese të dërguara në disa institucione të rëndësishme në vendin tonë. Hetuesit kanë zbuluar se e njëjta përmbajtje kërcënuese është dërguar nga dy adresa të ndryshme elektronike, njëra prej të cilave rezulton të jetë përdorur nga Argjentina, ndërsa tjetra nga Brazili.Në këtë fazë të hetimit, identifikimi i personave përgjegjës mbetet i vështirë për autoritetet, pasi gjurmët e komunikimeve elektronike të çojnë jashtë vendit. Për zbardhjen e plotë të rastit, pritet që autoritetet shqiptare t’u drejtohen me letërporosi homologëve në Argjentinë dhe Brazil, për të kërkuar të dhëna dhe bashkëpunim në identifikimin e autorëve. Share Ora 12:13 E-mail për bombë edhe në disa instuticione në Vlorë, mes tyre edhe spitali (VIDEO) Një alarm për bombë ka mbërritur rreth orës 08:00 në disa institucione në Vlorë dhe në qytete të tjera të Shqipërisë.Ashtu si në disa institucione të vendit edhe në ato të Vlorës erdhi një mesazh për bombëNë Vlorë, mes institucioneve që kanë marrë mesazhin kanë qenë Gjykata, Bashkia, Prokuroria, Spital isi edhe disa institucione të tjera.Pas marrjes së alarmit, në institucionet e prekura janë angazhuar shërbimet e specializuara. Njësia Speciale Operacionale e Policisë së Vlorës ka kryer kontrolle të imtësishme në ambientet e institucioneve, përfshirë edhe kontrollet për lëndë apo pajisje shpërthyese.Pas përfundimit të verifikimeve, nuk është konstatuar asnjë bombë apo objekt i dyshimtë. Policia ka verifikuar se bëhej fjalë për një alarm të rremë. Share Xh.K/SI.E./ReportTv.al bombe policia e shtetit Komento Komente Emigranti: 27/08/2026 15:18 Eshte e habitshme! I di "mbreti" keto? Pyeteni mbretin se ai thote jemi te paret ne bote per sigurine dixhitale ... Përgjigju Jo emigrant: 27/08/2026 15:51 Emigrant Berisha! Janë bandat kriminelët e Berishësh që po pregatitet për destabilizim të Shqipërisë! Patronazhist i Berishës! ae dëgjon gjo ditë që ju mashtron, dizinformon ju gënjen se dotë vi në pushtet që nuk ka shanc të vijë një kriminel si Berisha. Sondazhi i ditës: Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama? Mirë 52.4% Keq 34.8% Nuk e di 12.9% Vota total: 3642 Sondazhi i ditës: Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama?
