Lajme Zone
E kërkonte Interpol Tirana për kalim të paligjshëm kufiri dhe falsifikim dokumentesh, shqiptarja ekstradohet nga Kosova
Të tjeraReport TV

E kërkonte Interpol Tirana për kalim të paligjshëm kufiri dhe falsifikim dokumentesh, shqiptarja ekstradohet nga Kosova

Kosova ka ekstraduar drejt Shqipërisë një shtetase të kërkuar ndërkombëtarisht nga INTERPOL-i për ndihmë në kalim të paligjshëm kufitar dhe falsifikim dokumentesh.

Një shtetase shqiptare, e shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet shqiptare përmes INTERPOL-it, është ekstraduar nga Kosova drejt Shqipërisë. Ekstradimi u krye në pikën kufitare të Vërmicës nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim me njësitë e Policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë. LEXO edhe...Çfarë pritet pas marrëveshjes Kurti-Abdixhiku? Ja si zgjidhet Presidenti i Kosovës Sipas Policisë së Kosovës, gruaja ishte arrestuar pasi ndaj saj ishte lëshuar një urdhwr arrest ndërkombëtar nga autoritetet shqiptare përmes INTERPOL-it. Ajo kërkohet për veprat penale “ndihmë në kalim të paligjshëm kufitar” dhe “falsifikim të dokumenteve”, të cilat, sipas autoriteteve, dyshohet se janë kryer në kuadër të veprimtarisë së një grupi të strukturuar kriminal. Pas përfundimit të procedurave, shtetasja shqiptare iu dorëzua autoriteteve kompetente të Shqipërisë, ku do të vijojnë procedurat ligjore ndaj saj. Share U.D/ReportTv.al interpol vermice ekstradim kosove Komento Komente Sondazhi i ditës: Bashkia e Tiranës pa drejtues në zyrë, kush e ka përgjegjësinë? Politika 30.5% Drejtësia 65.8% Nuk e di 3.7% Vota total: 2758 Sondazhi i ditës: Bashkia e Tiranës pa drejtues në zyrë, kush e ka përgjegjësinë?