Lajme Zone
“E kërkon Europa”/ Si e përdori Sara Mila BE-në për të justifikuar Territorialen
PolitikëPolitiko
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

“E kërkon Europa”/ Si e përdori Sara Mila BE-në për të justifikuar Territorialen

“Reforma Territoriale është shumë e rëndësishme që të kalojë sot”. Ishte kjo deklarata që Sara Mila solli si argument për të justifikuar miratimin e hartës së re administrativo-territoriale në Kuvend. Duke argumentuar në A2CNN nevojën për ndryshimin e hartës, Mila iu referua procesit të integrimit europian dhe kërkesave të Bashkimit Europian për pushtetin vendor. “BE nuk i dikton shtetit shqiptar

“Reforma Territoriale është shumë e rëndësishme që të kalojë sot”. Ishte kjo deklarata që Sara Mila solli si argument për të justifikuar miratimin e hartës së re administrativo-territoriale në Kuvend. Duke argumentuar në A2CNN nevojën për ndryshimin e hartës, Mila iu referua procesit të integrimit europian dhe kërkesave të Bashkimit Europian për pushtetin vendor.

“BE nuk i dikton shtetit shqiptar sa bashki duhet të ketë, por detyrat e shtëpisë. Europa kërkon bashki me kapacitete”, deklaroi ajo, duke shtuar se forcimi i bashkive është i nevojshëm për menaxhimin e fondeve europiane dhe ofrimin e shërbimeve për qytetarët.

Në fakt, Brukseli kërkon forcimin e kapaciteteve të pushtetit vendor, por nuk përcakton një numër të caktuar bashkish për Shqipërinë dhe as nuk sugjeron një Reformë Territoriale që synon të shkrijë bashkitë.

Në raportin e Komisionit Europian për Shqipërinë, theksi vendoset te forcimi i kapaciteteve administrative dhe financiare të njësive të qeverisjes vendore, përmirësimi i funksioneve të tyre dhe aftësia për të menaxhuar fondet dhe për të ofruar shërbime më të mira. “Kërkohen përpjekje të mëtejshme për të thjeshtuar kuadrin ligjor për funksionet e njësive të vetëqeverisjes vendore, për të adresuar nivelin e ulët të digjitalizimit dhe për të zhvilluar bashkëpunimin ndërmjet bashkive.

Reforma administrative dhe territoriale duhet të udhëhiqet nga funksionet dhe detyrat e bashkive, e jo nga konsideratat zgjedhore, ku madhësia ideale e një bashkie pasqyron kapacitetin e saj për të ofruar shërbime në mënyrë efektive.” Kështu, ndërsa mazhoranca e lidh reformën me nevojën për bashki më të fuqishme dhe më funksionale në kuadër të integrimit europian, BE-ja nuk jep një udhëzim për numrin e bashkive që duhet të ketë Shqipëria. Kontakto me Politiko në rast se: Mendoni se nuk shkruajmë Shqip Mendoni se kemi bërë shkelje etike Mendoni se kemi bërë CopyPaste Mendoni se kemi bërë FakeNews Doni të postoni nje Lajm