Anëtarët e opozitës kanë braktisur mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve pas debateve me mazhorancën. Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku, ka akuzuar mazhorancën, se po trajton në mënyrë të papërgjegjshme kërkesat e opozitës. “E keni kthyer Kuvendin në tallje. Kërkesat që keni refuzuar tre muaj më parë, i sillni këtu 'copy-paste' dhe kërkoni t’i votoni”, është shprehur Tabaku. Ajo kritikoi propozimet për ndryshimin e kalendarit dhe programit të punës së Kuvendit, ndërsa shtoi se përqendrimi duhet të jetë tek interpelancat dhe projektligjet e shtyra nga seancat e mëparshme. /CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

