Lajme Zone
"E jashtëzakonshme situata që po përjeton pushteti gjyqësor"/ Halli i Sadushit për gjyqtarët
PolitikëCNA

"E jashtëzakonshme situata që po përjeton pushteti gjyqësor"/ Halli i Sadushit për gjyqtarët

Kreu i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi i shqetësuar dhe n...

Kreu i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi i shqetësuar dhe në hall për situatën me pagat në sistemin e drejtësisë, thirri Mbledhjen e Përgjithshme e Gjyqtarëve që po zhvillohet sot në Këshillin e Lartë Gjyqësor.

Gjatë fjalës së tij, në nisje të mbledhjes Sadushi u shpreh se ky takim është thirrur në mënyrë të jashtëzakonshme, pasi sipas tij kështu është dhe situata.

Ndër të tjera shtoi se kjo nuk duhet të shihet si përplasje ndërmjet dy pushteteve, atij gjyqësor dhe atij ekzekutiv. “Kjo Mbledhje e Përgjithshme është thirrur në mënyrë të jashtëzakonshme, sepse e jashtëzakonshme është edhe situata që po përjeton pushteti gjyqësor. Për herë të parë, pas një vendimi përfundimtar të Gjykatës Kushtetuese që lidhet drejtpërdrejt me pagën e magjistratëve, janë bllokuar pagat e gjyqtarëve dhe të administratës gjyqësore. Ky nuk është më një problem i administrimit financiar; është një pengesë konkrete për funksionimin normal të gjykatave dhe një çështje që prek drejtpërdrejt rendin kushtetues. Për këtë arsye, reagimi institucional nuk mund të mbetej reagim i një gjykate, i një këshilli apo i disa drejtuesve. Kur pasoja prek të gjithë pushtetin gjyqësor, përgjegjësia për të folur dhe për të mbajtur qëndrim është e përbashkët. Ajo që kemi përpara nuk është thjesht një mosmarrëveshje financiare. Është një çështje që prek raportet kushtetuese ndërmjet pushteteve, forcën detyruese të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese dhe kushtet në të cilat gjyqësori ushtron funksionin e tij. Qëllimi ynë sot nuk është të prodhojmë një reagim emocional dhe as të ushqejmë një përplasje institucionale. Përgjegjësia jonë është më e madhe. Të flasim qartë, bashkërisht dhe institucionalisht për atë që ka ndodhur, për pasojat që ka sjellë dhe për rrugët kushtetuese e ligjore me të cilat duhet të mbrohen funksionimi i gjykatave, pavarësia e gjyqësorit dhe dinjiteti i njerëzve që i shërbejnë çdo ditë drejtësisë. Kjo, sepse çështja nuk kufizohet te masa e pagës. Ajo vë në provë nëse një vendim përfundimtar kushtetues zbatohet edhe kur zbatimi i tij krijon vështirësi institucionale apo financiare. Kjo situatë po paraqitet shpesh si një “përplasje ndërmjet gjyqësorit dhe ekzekutivit”. Ky përshkrim e zhvendos vëmendjen nga thelbi. Mund të ketë debat për mënyrën e zbatimit, por jo për detyrimin për të zbatuar një vendim përfundimtar të Gjykatës Kushtetuese. Ajo që kemi përpara nuk është garë force ndërmjet pushteteve, por provë e forcës së Kushtetutës mbi secilin prej tyre”, tha Sadushi ndër të tjera. Ndërkohë kujtojmë se në vitin 2023, Sadushi firmosi një urdhër individual për ripërllogaritjen e pagës së magjistratëve, ndihmësmagjistratëve dhe këshilltarëve ligjorë të Gjykatës së Lartë. Sokol Sadushi në hall për gjyqtarët/ Paga sipas tekave, drejtësia si han 9 Shtator, 19:04 Asokohe, me urdhër personal, pa asnjë tagër ligjor për përcaktim pagash apo intepretim të pagës referuese dhe pagës për funksion, Sokol Sadushi vendos që përllogaritja e pagës për funksion duhet të nisë nga vlera 152.700 lekë. Me sa duhet, rregulli i preferuar i drejtësisë së Sadushit është vendosja e pagave sipas tekave, duke mos marrë në konsideratë jo vetëm koston që ky ndryshim i shton buxhetit të shtetit që rëndon në xhepat e shqiptarëve, por duke treguar edhe një herë pagopësinë që trajtohet në emër të dënglave. /CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.