Lajme Zone
Të tjeraShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 8 burime — Krahaso mbulimin →

E hëna nis me bilanc tragjik në rrugët e vendit, 2 të vdekur nga aksidentet në Fier e Durrës dhe 9 të plagosur (EMRAT+VIDEO)


Në autostradën Durrës-Tiranë 5 automjete janë përfshirë në një aksident zinxhir ku një 45-vjeçar humbi jetën në vend pas përplasjes me një kamion. Në Levan-Tepelenë humbi jetën Dashmir Beca, 55 vjeç, 'Audi' i të cilit u përplas me një 'Benz.'

Mëngjesi i së hënës ka nisur me rrugë të përgjakura dhe një bilanc prej 2 viktimash e 9 të plagosurish. Në autostradën Durrës-Tiranë 5 automjete janë përfshirë në një aksident zinxhir. 45-vjeçari Hysen Balla është përplasur me një kamion, të cilin e ka goditur nga pas me makinën e tij dhe ka humbur jetën në vend. 3 automjetet që vinin nga pas janë përplasur me makinën e tij dhe janë plagosur 5 pasagjerë. Drejtuesja e njërit prej tyre është larguar nga vendngjarja dhe është shoqëruar për të sqaruar rrethanat. LEXO EDHE:Aksident në Levan-Tepelenë, përplaset me ‘Benz’-in, humb jetën drejtuesi i ‘Audi’-t! Plagosen shoferi tjetër dhe 3 pasagjerë (EMRAT + VIDEO) Pak më parë, në Levan-Tepelenë humbi jetën Dashmir Beca, 55 vjeç. Ai drejtonte një ‘Audi’, i cili u përplas me një ‘Benz’ ku në timon ishte një 40-vjeçar. Beca ndërroi jetë aty, ndërsa shoferi tjetër dhe 3 pasagjerët në makinën e tij janë në spital, jashtë rrezikut për jetën. Një aksident pasoi edhe në Pogradec-Korçë kur dy mjete që lëviznin në drejtim të kundërt, u përplasën dhe u plagosën dy vajza, të cilat janë jashtë rrezikut për jetën. Lajm në përditësim... Rendit zhvillimet sipas orarit: Të Fundit Të Parat Ora 10:15 Tjetër aksident, përplasen dy makina në Pogradec-Korçë, plagosen dy vajza (VIDEO) Dy automjete janë aksidentuar në aksin rrugor Pogradec-Korçë, në segmentin e Qafë Plloçës. Të dy mjetet udhëtonin në sense të kundërta, ndërsa humbja e kontrollit ka bërë që njëri prej tyre të përplaset me mjetin që vinte përballë.Nga aksidenti raportohen dy vajza të lënduara, jashtë rrezikut për jetën, të cilat aktualisht ndodhen për kontrolle në spitalin e Pogradecit.Gjithashtu në vendngjarje ndodhet policia e cila po merret me zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. P.J/Shqiptarja.com Share Ora 07:17 Aksident në Levan-Tepelenë, përplaset me ‘Benz’-in, humb jetën drejtuesi i ‘Audi’-t! Plagosen shoferi tjetër dhe 3 pasagjerë (EMRAT + VIDEO) Një aksident me vdekje ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën Levan-Tepelenë pranë vendit të quajtur “Rrethrrotullimi i Levanit.”Dy automjete tip “Audi” dhe “Benz” janë përplasur me njëra-tjetrën dhe si pasojë e përplasjes së fortë ka humbur jetën drejtuesi i ‘Audi’-t, Dashmir Beca. 55-vjeçari, i cili humbi jetën në vend, është transportuar drejt morgut ndërsa shoferi tjetër, 40-vjeçari Gesti Muskaj, ndodhet jashtë rrezikut. Janë plagosur edhe 3 pasagjerë që ndodheshin te 'Benz'-i, por edhe ata janë jashtë rrezikut.Paraprakisht dyshohet se shkaku kryesor i këtij aksidenti fatal ka qenë shpejtësia tej normave të lejuara e cila e ka bërë të pamundur manovrimin e mjeteve.Njoftimi i policisë:Në aksin rrugor “Levan-Tepelenë”, shtetasi G. M., 40 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, është përfshirë në një aksident rrugor me një automjet tip “Audi”, me drejtues shtetasin D. B., 55 vjeç.Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i automjetit tip “Audi”, shtetasi D. B., ka ndërruar jetë në vendngjarje.Drejtuesi i automjetit tip “Benz”, shtetasi G. M., si dhe tre pasagjerët që ndodheshin në automjetin tip “Audi”, janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin dhe sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit. P.J/Shqiptarja.com Share P.J/SI.E./Shqiptarja.com TAG: aksident me vdekje Durres durres-tirane hysen balla dashmir beca Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

7 Shtator, 07:56

Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë? Qeverisë 81.9% Magjistratëve 12.5% Nuk e di 5.6% Vota total: 288 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 7 Shtator, 07:56 Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë?