Ditën e hënë vendi ynë do të jetë në ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira dhe pas orëve të pasdites kthjellime dhe vranësira të pakta në zonat malore. LEXO edhe...Temperatura deri në 33 gradë celsius, parashikimi i motit për sot Reshjet e shiut parashikohet të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit, fillimisht në veriperëndim e gradualisht do të shtrihen në veri dhe lokalisht në qendër të vendit me intensitet të ulët, ndërsa në veriperëndim reshje shiu me intensitet mesatar deri të lartë në formën e shtrëngatave dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe lokalisht breshër. Në mesditë reshjet pritet të përfshijnë pjesën më të madhe të vendit me intensitet të ulët, ndërsa në veriperëndim dhe pjesërisht në qendër reshje shiu me intensitet deri mesatar, hera-herës shtrëngata shiu. Në orët e pasdites reshjet pritet të lokalizohen përgjatë relieveve malore të vendit me intensitet të ulët, në mbrëmje ndërprerje në të gjithë vendin. Era me drejtim nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 8 m/s, e cila hera-herës në bregdet, përgjatë zonave luginore si dhe në momentin e zhvillimit të vranësirave pritet të fitojë shpejtësi deri në 20 m/s. Valëzimi në det do të jetë i forcës 2-4 ballë. P.J/ReportTv.al moti Komento Komente Sondazhi i ditës: Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri? Po 63.2% Jo 29.8% Nuk e di 7% Vota total: 4450 Sondazhi i ditës: Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri?

