Lajme Zone
E fshehur në një ngarkesë me trëndafila/ Kapen 100 kg kokainë në Athinë, mes të arrestuarve dhe shqiptarë
KulturëCNA
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

E fshehur në një ngarkesë me trëndafila/ Kapen 100 kg kokainë në Athinë, mes të arrestuarve dhe shqiptarë

Një sasi e madhe lënde narkotike është sekuestruar në aeroportin “Venizelos” në kryeqytetin grek, Athinë. Më konkretisht, bëhet me dije se 100 kilogramë kokainë, e fshehur në një ngarkesë me trëndafila, me origjinë nga Kolumbia, u sekuestruan nga oficerët e AADE-s ditën e djeshme. Operacioni u zhvillua nga Policia Greke dhe zyra e DEA-s (Agjencia Amerikane Kundër Drogës) në Athinë. Si rrjedhojë gj

Një sasi e madhe lënde narkotike është sekuestruar në aeroportin “Venizelos” në kryeqytetin grek, Athinë.

Më konkretisht, bëhet me dije se 100 kilogramë kokainë, e fshehur në një ngarkesë me trëndafila, me origjinë nga Kolumbia, u sekuestruan nga oficerët e AADE-s ditën e djeshme.

Operacioni u zhvillua nga Policia Greke dhe zyra e DEA-s (Agjencia Amerikane Kundër Drogës) në Athinë. Si rrjedhojë gjashtë persona janë vënë në pranga, shumica e tyre me kombësi shqiptare.

Katër u arrestuan në aeroport, ku po bëhej gati të merrnin drogën, ndërsa dy të tjerët u arrestuan në zonën e Maratonës, ku dyshohet se do të ruanin kokainën. Hetimi i AADE-s u ndihmua nga oficerë policie nga Drejtoria Kundër Krimit të Organizuar. /CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.