Lajme Zone
E enjte me temperatura përvëluese/ Njihuni me parashikimin e motit për sot
Të tjeraBalkanWeb

E enjte me temperatura përvëluese/ Njihuni me parashikimin e motit për sot

Ditën e enjte, Shqipëria do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme dhe të nxehta, duke sjellë mot kryesisht të kthjellët në të gjithë territorin. Sipas parashikimit, gjatë orëve të mesditës priten vetëm vranësira të pakta kalimtare, pa ndikim të konsiderueshëm në kushtet atmosferike.

Ditën e enjte, Shqipëria do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme dhe të nxehta, duke sjellë mot kryesisht të kthjellët në të gjithë territorin.

Sipas parashikimit, gjatë orëve të mesditës priten vetëm vranësira të pakta kalimtare, pa ndikim të konsiderueshëm në kushtet atmosferike. Era do të fryjë nga kuadrati i perëndimit me shpejtësi mesatare deri në 5 m/s, ndërsa herë pas here përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore pritet të arrijë shpejtësi deri në 10 m/s.

Në det, valëzimi parashikohet i ulët, me forcë 1-2 ballë, duke krijuar kushte të favorshme për lundrim. Moti 2

Moti © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb