Lajme Zone
E enjte intensive për Kuvendin/ Interpelanca me 5 ministra, shqyrtohen disa projektligje
PolitikëCNA

E enjte intensive për Kuvendin/ Interpelanca me 5 ministra, shqyrtohen disa projektligje

Kuvendi i Shqipërisë mblidhet sot në seancën e radhës plen...

Kuvendi i Shqipërisë mblidhet sot në seancën e radhës plenare, që duket se do të jetë mjaft e ngarkuar.

Kjo pasi bazuar në rendin e ditës janë përcaktuar interpelanca, projektvendime dhe projektligje të shumta.

Sipas urdhrit të firmosur nga kryeparlamentari Niko Peleshi, këtë të enjte do të zhvillohet interpelancë me pesë ministra; Ministrin e Mjedisit, Sofjan Jaupaj; Ministrin e Punëve të Brendshme; Ministren e Arsimit, Mirela Kumbaro; Ministren e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Klodiana Spahiu; Ministrin e Energjetikës dhe Infrastrukturës, Enea Karakaçi.

Po ashtu, në rendin e ditës janë parashikuar të shqyrtohen 6 projektligje dhe 3 projektvendime të fushave të ndryshme./CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.