Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb

“E dinim çfarë kishte ndodhur në SHISH. NATO u rrezikua!”, Tabaku: Kam çuar 15 dosje në SPAK. Vendimet e Ramës, rrezik kombëtar!


Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka hedhur akuza të forta ndaj qeverisë lidhur me çështjen e SHISH dhe vendimet e marra nga ekzekutivi. E ftuar në emisionin “Minuta e Parë” në News24 me Ola Brukon, Tabaku tha se problematikat në institucionet e sigurisë ishin paralajmëruar më herët nga opozita dhe se, sipas saj, zhvillimet e fundit përbëjnë një çështje që duhet marrë seriozisht.

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka hedhur akuza të forta ndaj qeverisë lidhur me çështjen e SHISH dhe vendimet e marra nga ekzekutivi. E ftuar në emisionin “Minuta e Parë” në News24 me Ola Brukon, Tabaku tha se problematikat në institucionet e sigurisë ishin paralajmëruar më herët nga opozita dhe se, sipas saj, zhvillimet e fundit përbëjnë një çështje që duhet marrë seriozisht. Tabaku tha se ka depozituar 15 dosje në SPAK, ndërsa e lidhi situatën me sigurinë kombëtare dhe marrëdhëniet e Shqipërisë me NATO-n. Tabaku: Kemi zv.kryeministren që është skandali më i madh me mbrojtje politike. Kjo që ndodhi me skandalin te SHISH, ishin të paralajmëruara. Ishin denoncime nga opozita, që fliteshin në media apo publik. E di se çfarë ka ndodhur me rastin e inceneratorëve. NATO është vendosur në rrezik. Shteti ka rënë. Siguria kombëtare është cenuar. Janë regjistruar disa skandale, si ajo me SHISH apo dhe me zv.kryeministren. Duhet ta marrim seriozisht atë që ka ndodhur me SHISH. Këtu bëhet fjalë për një grup kriminal që ka marrë peng të ardhmen e Shqipërisë. E shoh të rrezikshme këtë për klimën e të ardhmes së vendit. Kam çuar 15 dosje në SPAK. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb