Një aksident i shënuar këtë të shtunë pranë daljes së Dalanit në Zvërnec ka rezultuar tragjik. Viktimë ka mbetur gazetari Enrik Mehmeti.
Sipas informacioneve paraprake dhe dëshmive të para nga vendngjarja, gazetari ishte duke udhëtuar me automjet, kur për shkaqe që ende nuk dihen, mjeti është përmbysur.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e plota të aksidentit./CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

