Lajme Zone
E dënuar për lidhje me organizatë terroriste, arrestohet në Sarandë 36-vjeçarja turke/ Interpoli ekstradon dy shqiptarë për plagosje dhe vjedhje
Të tjeraTop Channel

E dënuar për lidhje me organizatë terroriste, arrestohet në Sarandë 36-vjeçarja turke/ Interpoli ekstradon dy shqiptarë për plagosje dhe vjedhje

Policia Kufitare ka arrestuar në Sarandë një shtetase turke të shpallur në kërkim ndërkombëtar, me qëllim ekstradimin e saj drejt Turqisë.

Policia Kufitare ka arrestuar në Sarandë një shtetase turke të shpallur në kërkim ndërkombëtar, me qëllim ekstradimin e saj drejt Turqisë. Bëhet fjalë për shtetasen Julide Yazici e cila është dënuar nga Gjykata e Krimeve të Rënda e Stambollit me 4 vjet e 2 muaj burgim për veprat penale “Dhënia e ndihmës logjistike për organizatë terroriste” dhe “Pjesëmarrja në grupe terroriste”.

Po ashtu, Policia Kufitare e Sarandës arrestoi një shtetas për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”, ndërsa katër persona të tjerë u proceduan në gjendje të lirë për kalim të paligjshëm të kufirit dhe posedim të armëve sportive.

Ndërkohë, në vijim të bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë, Interpol Tirana finalizoi dy ekstradime drejt Shqipërisë.

Nga Mbretëria e Bashkuar u ekstradua shtetasi Kostandino Tahiri, i dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me 3 vjet burg për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Ndërsa nga Athina u ekstradua shtetasi Andrea Biti, i dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier me 8 muaj burgim për veprën penale “Vjedhja”. Top Channel