E bujshme, klubi i madh brazilian fillon tentativat për t’i marrë Shqipërisë trajnerin Sylvinho…
E ardhmja e trajnerit Sylvinho mund të jetë në vendlindje. Sipas asajë që publikohet nga portali brazilian bolavip.br, tekniku i kombëtares shqiptare është vënë në shënjestrën e klubit të Corinthians në kampionatin brazilian të futbollit për të zëvendësuar Dorival Junior që ka dhënë dorëheqjen.

E ardhmja e trajnerit Sylvinho mund të jetë në vendlindje. Sipas asajë që publikohet nga portali brazilian bolavip.br, tekniku i kombëtares shqiptare është vënë në shënjestrën e klubit të Corinthians në kampionatin brazilian të futbollit për të zëvendësuar Dorival Junior që ka dhënë dorëheqjen. Sylvinho ka kontratë me Federatën Shqiptare të futbollit deri në fund të muajit korrik dhe ende nuk është marrë një vendim në lidhje me të ardhmen e tij, ndërkohë që në Brazil kanë filluar të lakojnë emrin e tij.
Sylvinho merret në konsideratë për rolin e trajnerit të Corinthians për faktin se e njeh klubin dhe kështu që nuk do t’i duhet një periudhë përshtatjeje, ndryshe nga sa mund të ndodhë me ndonjë trajner që nuk ka punuar kurrë me këtë skuadër
Për më tepër, mësohet se drejtuesit e Corinthians e kanë me ngut njoftimin për trajnerin e ri për shkak të ndeshjeve vendimtare që e pasojnë në këtë sezon me Corinthians që të enjten do të debutojë në Copa Libertadores kundër Platensen dhe të dielën do të luajë Klasiken e futbollit brazilian me Palmeiras në kampionat.
E kaluara e Sylvinho te Corinthians
Sylvinho e ka drejtuar edhe më parë skuadrën e Corinthians në periudhën maj 2021 – 3 shkurt 2022 duke dhënë dorëheqjen menjëherë pas humbjes në ndeshjen kundër Santosit. Në total, trajneri aktual i kombëtares e ka drejtuar skuadrën në 44 ndeshje me një bilanc 17 fitore, 14 barazime dhe 13 humbje. Por Sylvinho ka me Corinthians një të kaluar edhe si futbollist profesionist teksa është aktivzuar në periudhën 1994-1999
Gjithsesi, Sylvinho nuk është kandidatura e vetme për të marrë drejtimin e Corinthians. Gazetari João Van Boysen në një postim në rrjetin social X bëri të ditur se Këshilli Administrativ i klubit po vlerëson edhe emra të tjerë si Carlos Carvalhal, Bruno Lage, Tite, Fernando Diniz, Marcelo Gallardo dhe Vojvoda Top Channel
