Treni i shpejtësisë së lartë përplaset me kamionin në Francë, një i vdekur dhe disa të plagosur
Një tren francez me shpejtësi të lartë u përplas me një kamion në një kryqëzim në Francën veriore të martën, ku si pasojë humbi jetën drejtuesi i trenit dhe dy persona të tjerë u plagosën rëndë, ndërsa 11 të tjerë morën lëndime më të lehta.

Një tren francez me shpejtësi të lartë u përplas me një kamion në një kryqëzim në Francën veriore të martën, ku si pasojë humbi jetën drejtuesi i trenit dhe dy persona të tjerë u plagosën rëndë, ndërsa 11 të tjerë morën lëndime më të lehta. Aksidenti ndodhi midis qyteteve Béthune dhe Lens në rajonin verior francez të Pas-de-Calais rreth orës 7 të mëngjesit.
Autoritetet thanë se shërbimet hekurudhore do të pezullohen midis Béthune dhe Lens deri në njoftim të dytë ndërsa po hetohet për përcaktimin e shkaqeve, ndërsa shoferi i kamionit është vënë në pranga. Top Channel
