Lajme Zone
Dyshohet se vendosi zjarrin në fshatin Vranisht, policia ndalon një person
Të tjeraEuronews Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Dyshohet se vendosi zjarrin në fshatin Vranisht, policia ndalon një person

Një person është ndaluar nga policia si i dyshuar për shkaktimin e zjarrit në fshatin Vranisht, në bashkinë Himarë.

Një person është ndaluar nga policia si i dyshuar për shkaktimin e zjarrit në fshatin Vranisht, në bashkinë Himarë. Burime nga policia bëjnë me dije se personi është ndaluar pas dyshimeve se mund të jetë autori i zjarrvënies. Ndërkohë, situata në terren vijon të jetë nën monitorim, ndërsa forcat zjarrfikëse po punojnë për vënien e flakëve nën kontroll. Në ndihmë të operacionit për shuarjen e zjarrit kanë mbërritur dy helikopterë dhe një avion, të cilët po ndërhyjnë nga ajri në zonat ku terreni i vështirëson ndërhyrjen e mjeteve tokësore. Autoritetet vijojnë punën për neutralizimin e vatrave të zjarrit, ndërsa policia po heton për të dokumentuar rrethanat dhe përgjegjësinë për zjarrvënien. Zjarri i madh në Vranisht të Vlorës, rrezikohen banesat! Ndërhyhet nga ajri me avionë “Air Tractor” dhe helikopterë