Dyshohet se spiunoi në favor të një shërbimi inteligjent iranian, arrestohet 46-vjeçari grek në Britani
Një shtetas grek, 46 vjeç, është arrestuar në Britani nën dyshimet për spiunazh në favor të një shërbimi inteligjent që besohet të jetë iranian.

Një shtetas grek, 46 vjeç, është arrestuar në Britani nën dyshimet për spiunazh në favor të një shërbimi inteligjent që besohet të jetë iranian. Shërbimi Kundër Terrorizmit në Londër bëri të ditur se 46-vjeçari, i cili jeton në Mynih, pritet të dalë para Gjykatës së Magjistraturës në Westminster më vonë gjatë ditës së sotme.
Sipas policisë, ai u arrestua më 16 maj në West Sussex nga detektivët e njësisë kundër terrorizmit, në bazë të nenit 27 të Aktit të Sigurisë Kombëtare 2023, dhe më pas u dërgua në një stacion policie në Londër.
Gjykata e Magjistraturës në Westminster lëshoi një urdhër paraburgimi ndaj tij, duke e zgjatur ndalimin deri më 30 maj, përpara miratimit të akuzave.
Policia Metropolitane e Londrës deklaroi se autoritetet nuk besojnë se ekziston një kërcënim më i gjerë për publikun lidhur me këtë rast.
“E dimë që kjo situatë mund të jetë shqetësuese për shumë njerëz në Mbretërinë e Bashkuar, veçanërisht për ata që punojnë në mediat persishtfolëse”, tha drejtuesja e Komandës Kundër Terrorizmit në Londër, Helen Flanagan.
Ajo shtoi se policia po vijon bashkëpunimin me organizata dhe individë për të ofruar këshilla sigurie, përfshirë personat dhe institucionet e lidhura me hetimin. Top Channel
