Lajme Zone
Dyshohet se shkëndijat nga “trokoja” shkaktuan shpërthimin në karburant, një prej të plagosurve, rëndë! Do transportohet me helikopter drejt Tiranës
Të tjeraBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

Dyshohet se shkëndijat nga “trokoja” shkaktuan shpërthimin në karburant, një prej të plagosurve, rëndë! Do transportohet me helikopter drejt Tiranës

Një prej dy personave të plagosur nga shpërthimi në një pikë karburanti në Sarandë ndodhet në gjendje shumë të rëndë dhe pritet të transportohet me helikopter drejt Tiranës. Bëhet fjalë për 39-vjeçarin Fatmir Pema, i cili ka pësuar djegie në trup, ndërsa i plagosuri tjetër është 27-vjeçari Florian Bica.

Një prej dy personave të plagosur nga shpërthimi në një pikë karburanti në Sarandë ndodhet në gjendje shumë të rëndë dhe pritet të transportohet me helikopter drejt Tiranës. Bëhet fjalë për 39-vjeçarin Fatmir Pema, i cili ka pësuar djegie në trup, ndërsa i plagosuri tjetër është 27-vjeçari Florian Bica. Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme në një pikë karburanti në rrugën “Skënderbeu” në Sarandë. Sipas informacioneve paraprake, karburanti kishte qenë i mbyllur prej rreth tre muajsh dhe dy punonjësit ndodheshin aty për të kryer punime mirëmbajtjeje dhe përgatitur ambientin për rikthimin në funksion. Në momentin e shpërthimit, punonjësit po përdornin një mjet prerës, të njohur si “troko”. Dyshimet paraprake janë se shkëndijat e krijuara nga puna me këtë pajisje mund të kenë shkaktuar ndezjen e materialeve të mbetura të avullueshme në ambient dhe më pas shpërthimin. Shkaku i saktë, megjithatë, mbetet objekt verifikimi nga autoritetet. Sipas bluzave të bardha, Fatmir Pema ka pësuar djegie në trup dhe gjendja e tij është shumë e rëndë, ndaj është vendosur transportimi i tij drejt Tiranës për trajtim më të specializuar. Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie dhe zjarrfikëse, ndërsa vijojnë verif © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: sarande shperthim