Lajme Zone
Dyshohet se mori 5 mijë euro në ditën e parë të punës, “zhduket” punonjësja e një exchange-i në Vlorë (VIDEO)
EkonomiEuronews Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Dyshohet se mori 5 mijë euro në ditën e parë të punës, “zhduket” punonjësja e një exchange-i në Vlorë (VIDEO)

Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në qytetin e Vlorës, ku pronari i një pikë të këmbimit valutor, exchange, ka bërë një denoncim në polici ndaj një punonjëseje të re.

Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në qytetin e Vlorës, ku pronari i një pikë të këmbimit valutor, exchange, ka bërë një denoncim në polici ndaj një punonjëseje të re. Sipas kallëzimit të pronarit, e reja ishte punësuar prej vetëm një dite pranë këtij subjekti. Pronari pretendon se punonjësja ka marrë një shumë prej 5 mijë eurosh nga arka dhe më pas është larguar menjëherë nga vendi i punës. Pasi ka konstatuar mungesën e parave dhe të punonjëses, pronari i është drejtuar Policisë së Vlorës për të kryer veprimet proceduriale. Ndërkohë, autoritetet pritet të verifikojnë rrethanat e plotë të ngjarjes dhe të kryejnë hetimet përkatëse. Sakaq, pronari i exchange-it i bën thirrje punonjëses që të kthejë shumën e parave, me qëllim që situata të zgjidhet pa pasoja të mëtejshme.