Lajme Zone
Dyshohet se ka ngacmuar seksualisht nxënëset, pranga mësuesit të edukimit fizik në Selenicë
Të tjeraReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Dyshohet se ka ngacmuar seksualisht nxënëset, pranga mësuesit të edukimit fizik në Selenicë

Një mësues i edukimit fizik në Selenicë është ndaluar nga policia e Vlorës, i dyshuar për ngacmim seksual të nxënësve.

Një mësues i edukimit fizik në Selenicë është ndaluar nga policia e Vlorës, i dyshuar për ngacmim seksual të nxënësve. 35-vjeçari është kallëzuar nga 7 nxënëse të të moshave 14–17 vjeçe në drejtori, ndërsa më pas Zyra Arsimore Selenicë ka njoftuar policinë. LEXO edhe...Vlorë/ E zuri korenti gjatë punës në nënstacionin elektrik, humb jetën elektricisti 45-vjeçar në fshatin Kocul (EMRI+VIDEO) Paraprakisht mësuesi dyshohet se edhe u ka shkruajtur dhe ngacmuar me fjalë vajzat në ambientet e shkollës. “U ndalua shtetasi A. A., 35 vjeç, banues në Vlorë, mësues i edukimit fizik në një shkollë, pasi kanë kallëzuar 7 nxënëse të kësaj shkolle, të moshave 14–17 vjeçe, se ky shtetas i ka ngacmuar seksualisht në ambientet e shkollës”, njoftoi sot policia. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme. Xh.K/ReportTv.al ngacmim seksual selenice Vlore Komento Komente Sondazhi i ditës: Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap? Ramën 52.9% Veliajn 20.6% Asnjërin 26.5% Vota total: 849 Sondazhi i ditës: Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap?